Home / Sporti / Gjyqtari hungarez, Viktor Kasai, do drejtoje ndeshjen Shqiperi- Danimarke

Gjyqtari hungarez, Viktor Kasai, do drejtoje ndeshjen Shqiperi- Danimarke

elbasan-arena5Një nga gjyqtaret me te mire evropiane do te drejtojë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme per eleminatoret e Euro 2016, që do të luhet të shtunën ne oren 20.45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ai eshte hungarezi 39-vjeçar Viktor Kasai, i cili që prej vitit 2003 eshte gjyqtar ndërkombëtar.
Kulmi i karrieres se tij ka qene gjykimi në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, ndersa në vitin 2011 ai ka gjykuar finalen e Ligës së Kampioneve mes Barcelones e Mançester Junajtid (3-1).
Është një nga rastet e rralla që UEFA cakton një gjyqtar të një niveli te tille si hungarezi Kasai për të drejtuar nje ndeshje të perfaqesueses shqiptare. Edhe asistentë te tij do të jenë dy hungarezë, Gyorgy Ring e Vencel Toth.

Leave a Reply

%d bloggers like this: