Ekonomia

Rilindja Urbane, transformim rrënjësor i qendrës së Bajzës në Malësinë e Madhe

Qendra e Bajzës në Malësinë e Madhe po transformohet rrënjësisht falë projektit për rikualifikimin e saj, një investim i shumëpritur nga banorët e qytezës. Kryeministri Edi Rama ishte dje në Bajzë, ku inspektoi në terren ecurinë e punimeve. Me vetëm 4 ndërtime me leje dhe 200 të tjera pa leje, me rrugë të shkatërruara dhe të bllokuara, qendra e Bajzës ishte shndërruar në shembullin më negativ të infrastrukturës, si për këmbësorët, ashtu edhe për mjetet.

Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i cili, sipas kryeministrit Rama, do të jetë përsëri kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, tha se investimi i munguar prej vitesh po i jep më në fund qytetit panoramën që meriton.

“4 ndërtime me leje, të gjitha pa leje. Rreth 200 ndërtime pa leje. Bagëti dhe kafshë nëpër rrugë. Kjo pjesë ka qenë e bllokuar të paktën për 25 vite. Banorët janë shumë të kënaqur me këtë investim. Paralelisht vijon puna me sistemim, gjelbërimin. Përveç kësaj, po prapë është ndërtuar shkolla 9-vjeçare nga financimet e Ministrisë së Financave, si dhe rruga nga kisha në Peraj që ishte katastrofë, që lidhej me autostradën. Bajza ka marrë formën e një qyteti të vërtetë shumë simpatik.”

Por jo, vetëm Bajza. Kantieret e Rilindjes Urbane kanë shndërruar edhe zona të tjera.

“Nga të gjitha qendrat, Kopliku është rregulluar, Tamara po. Edhe ai investimi që pate premtuar në Vermosh është në moment final për lidhjen e kontratës në qendrën e Vermoshit, pra në qendrën turistike. Është zhvilluar si tender. Si projekt edhe ai ka një vlerë të konsiderueshme si investim 1 miliard e 300 milionë”, – shprehet Marinaj.

Qendra në infrastrukturën e saj ruan traditën, pasi qytetarët e duan këtë. Ata shprehen të kënaqur me transformimin që po pëson qytetit i tyre. “Sot Bajza ka një pamje krejt tjetër dhe pas disa muajsh do të mund të shihni një nga qytezat më të bukura që mund të ketë Shqipëria. Investimi i jep një pamje madhështore Bajzës. Kishte një pamje prej të cilës ndiheshe i turpëruar të thoje “jam bajzan”, që dikur quhej kryeqyteti i Malësisë së Madhe,” – shprehet një prej tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button