Politika

PD ankimon në Kushtetuese ligjin për Byronë e Hetimit: Merr kompetencat e Prokurorisë

ristani-655x356-320x173Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të ankimuar ligjin që ka të bëjë me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deputeti i PD-së, Arben Ristani thotë se struktura që pritet të miratohet, merr të gjitha kompetencat e prokurorisë, duke e cilësuar si një goditje në zemër të demokracisë.

Sipas tij, të emëruarit nga kryeministrit Edi Rama, do të hetojnë çështje që kanë të bëjnë me korrupsioni dhe kjo është e papranueshme.

“Kjo strukturë merr shërbimet ekskluzive të Prokurorisë. Ky veprim është një goditje mu në zemër të sistemit demokratik, shkel liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ekskluzivitetin e zhvillimit të hetimeve të prokurorisë. Njerëz të emëruar nga kryeministri do të hetojnë korrupsionin në institucione. Habi se si mund të luftohet korrupsioni nga njerëz të emëruar nga kryeministri. Shpresojmë që Gjykata të zbatojë ligjin dhe të shpallë antikushtetueshmërinë”,  tha Ristani.

Sa i takon bojkotit të parlamentit Ristani, tha se opozita do të kthehet në parlament kur të krijohen kushtet normale. Duke u ndalur tek progres-raporti i publikuar një ditë më parë, ku ambasadorja e BE-së, Ramana Vlahutin tha se duhet të ketë gjithë përfshirje dhe konsensus për reformën në drejtësi, Ristani mbështeti këtë fakt. Ai theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale dhe pro Komisionit të Venecias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button