Home / Kronika / Gjonaj me deputetin e Bundestagut gjerman, Petry: Mbështetje për çeljen e negociatave

Gjonaj me deputetin e Bundestagut gjerman, Petry: Mbështetje për çeljen e negociatave

Ministrja e Drejtësisë ka zhvilluar një takim me Christian Petry, Kryetar i Komisionit për çështjet e Bashkimit Europian dhe deputet i Bundestagut gjerman, Kerstin Villalobos, Koordinatore e Grupit Parlamentar Social Demokrat të Republikës Federale Gjermane për Politikat Europiane dhe Maren Kneller, Drejtuese e Zyrës për Bashkëpunim për Zhvillim Ekonomik në Tiranë.

Gjonaj e njohu nga afër me rezultatet konkrete të progresit që ka bërë Shqipëria në të gjitha fushat, ku rezultatet e Reformës në Drejtësi zunë një vend të veçantë.

Njohja me këto rezultate do të ndihmojë në formësimin e një opinioni të plotë dhe të drejtë për Gjermaninë në kuadër të vendimit për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në.

Petry, nënvizoi se Reforma në Drejtësi është një sipërmarrje tejet ambicioze, historike dhe sfiduese, që qeveria shqiptare ka ndërmar për të krijuar një sistem të ri të drejtësisë që do të ndryshojë mënyrën dhe frymën e të konceptuarit të drejtësisë në vend.

Deputeti gjerman theksoi mbështetjen e mëtejshme që Gjermania do të vazhdojë ti jap Shqipërisë në rrugën e reformave të nisura por edhe mbështetjen e tij për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: