Kronika

Përplasja me armë zjarri në Laç, humbën jetën dy kushërinj

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Laçit ka shkuar deri edhe në përdorimin e armëve, teksa për pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Për shkak të plagëve të marra, ata kanë ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 në Laç, në afërsi të një lokali.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për të mësuar rrethanat e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përballë drejtësisë.

Policia ngriti disa pika kontrolli, ndërkohë që u shoqëruan disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button