Home / Kosova / Samiti që përcakton fatin e dialogut Kosovë-Serbi

Samiti që përcakton fatin e dialogut Kosovë-Serbi

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron krerët e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot në Berlin për të diskutuar rreth perspektivës së tyre evropiane. Por, krahas kësaj, në këtë Samit sipas analistëve duhet të zgjidhet përfundimisht ngërçi i dialogut, si dhe të qartësohen pozicionet rreth idesë së korrigjimit të kufirit Kosovë – Serbi

Dy krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit, i cili do të mbahet gjatë ditës së sotme nën kryesimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron. Liderët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë Samit deri më tash nuk kanë dhënë sinjale se kanë përafruar qëndrimet e tyre rreth çështjeve që ndërlidhen me dialogun.

Përkundrazi, kreu i shtetit para se të nisej për në Berlin përmendi edhe një herë çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë, me ç’rast tha se shpreson që kjo ide të gjejë mbështetje edhe në takimin e sotëm, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë Thaçi konsideroi se nga Samiti franko-gjerman nuk duhet pritur ndonjë mrekulli. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nikoqirët e takimit të së hënës do të bëjnë edhe një përpjekje për t’i nxitur të dyja palët t’i largojnë pengesat, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë -Serbi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: