Kosova

Samiti i Ballkanit: Serbia dhe Kosova pranojnë rinisjen e dialogut

Serbia dhe Kosova ranë dakord të hënën në mbrëmje gjatë një samiti të Ballkanit në Berlin për të rinisur dialogun që synon normalizimin e marrëdhënieve të tyre njëzet vite pas luftës, përpara një tjetër takimi të planifikuar në Paris në fillim të muajit korrik.

Rinisja e diskutimeve është një fazë vendimtare në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa dialogu ishte në një pikë të vdekur që prej vjeshtës së kaluar.

Organizatorët e këtij takimi, Franca dhe Gjermania sqaruan në një komunikatë se Serbia dhe Kosova ranë dakort për të përshpejtuar përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar sërish në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare.

‘’Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociues gjithëpërfshirëse dhe transparent, që duhet të shoqërohet me përpjepjekjet për forcimin e besimin’’, shtuan ata.

Berlini dhe Parisi ftuan në këtë samit informal liderët e të gjithë rajonit, kryesisht presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe atë kosovar Hashim Thaçi.

Marrëdhëniet e tyre u përshkallëzuan edhe më shumë që kur Beogradi doli kundër kandidaturës së Kosovës në Interpol. Në formë kundërpërgjigje, Prishtina vendosi 100% tarifa doganore ndaj importeve të mallrave serbe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button