Kosova

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Shqiptarëve u kam borxh të vërtetën

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë në Kosovë, Kryeministri i Ramush Haradinaj komentoi reagimin në facebook, të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Haradinaj u shpreh se pa dashur të merret personalisht me Ramën, u ka për borxh qytetarëve të vërtetën mbi këtë proces kaq të rëndësishëm.

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi “Rrno për me tregue”. Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Haradinaj tha ndër të tjera se Samiti i Berlinit ka normalizuar rajonin, ndërsa komentoi edhe takimin e ardhshëm i cili do mbahet pas 3 muajsh në Paris.

“Kosova duhet të plotësojë formatin e tij, sepse nuk bëhet vetëm fjalë për një takim, por për një dialog, dhe se në dialog duhet të jetë edhe delegacioni i mandatuar nga parlamenti. Përveç presidentit Thaçi, duhet të jenë edhe Limaj, Pacolli e Ahmeti. Po shkojmë në një proces serioz. Sa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, besoj se tashmë jemi formuar, dhe nuk shkohet në dialog për shkëmbim territoresh por për njohjen reciproke. Dhe është qartësuar se nuk do të diskutohet për taksën Takimi i Parisit është më serioz, dhe duhet të koordinohemi me Amerikën sepse është garantuese e një marrëveshj.”.-nënvizoi haradinaj, ndërsa theksoi se idetë për shkëmbimin e territoreve tashmë i përkasin të kaluarës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button