Kronika

Tymuese e flakadanë, protestuesit në Tiranë: Rama ik!

Opozita e Bashkuar ka protestuar sot në 12 qarqet e vendit ku janë bllokuar akset kryesore kombëtare. Mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte me protestuesit tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama.
“Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim, Europë.
Ne Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë. Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do tu japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa.
Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore, Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund varfërisë”, tha Basha.

Në Tiranë protestuesit kanë ndezur tymuese dhe flakadanë dhe kanë lëshuar thirrje “Rama ik”. Në krye të protestuesve janë vendosur ish-deputetë të opozitës.

Ambulanca njëra pas tjetrës, protesta në Fier

Në Fier, protestuesit kanë marshuar në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” drejt Urës së Mbrostarit. Teksa simpatizantë dhe anëtarët e opozitës ishin mbledhur të etuziazmuar për bllokimin e rrugëve, dy autoambulanca kanë koinciduar duke kërkuar kalimin përmes aksit rrugor, i cili po mbahej i bllokuar nga protestuesit. Ata janë larguar duke bërë kështu një akt human.

Dibranët e ndezin flakë e mblidhen rreth zjarrit

Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momente edhe në qarkun e Dibrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh. Protestuesit kanë marshuar në rrugë duke hedhur thirrje kundër qeverisë.

Durrës

Në Durrës është bllokuar autostrada Kavajë-Durrës. Protestuesit janë mbledhur dhe lëshojnë thirrje “Rama ik!”.

Bllokohet rruga në Lezhë, policia thirrje: Shpërndahuni

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.
Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme. Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar. Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

Korce

Eshtë bllokuar rruga në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Ciglig. Protesta do të mbahet në rang qarku dhe pjesë e saj pritet të jenë simpatizantë, anëtarë, përkrahës të PD dhe LSI, fermerë dhe grupe të tjera interesi.

Berat

Edhe në Berat protesta ka çuar në bllokimin e aksit nacional Berat-Lushnje, tek Ura e Kuçit. Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës së bashkuar janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë “Rama”. Qindra protestues nga i gjithē qarku i Beratit, janë bashkuar në afërsi të Lushnjes, duke bllokuar aksin nacional Berat-Lushnje. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e rrugës nacionale, në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”. Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka angazhuar efektivë të shumtë policie nga 3 komisariatet: Berat, Kuçovë dhe Urë-Vajgurore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button