Ekonomia

Nordikët në Golem Klosi: Duhet të respektojmë kontratat, probleme me standardet

Rrugë e shtruar përkohësisht dhe trotuaret e pambaruar në zonën e Pishave të Buta në Golem.

Shqipëria edhe pse e ka cilësuar si prioritet sektorin e turizmit vuan nga një problematikë e theksuar me standardet qoftë në struktura akomoduese qoftë në infrastrukturë. Ministri i për Turizmin dhe Mjedisin Blendi Klosi pranoi problematikën gjatë një takimi rajonal të zhvilluar nga Apollo, agjencia më e madhe turistike nordike e cila zgjodhi për të ccelur sezonin e saj veror në Shqipëri. Klosi theksoi se rritja e numrit të turistëve duhet të na bëjë më të përgjegjshëm.

“Është shumë mirë që ne i themi të gjitha gjërat ashtu siç duhet, haptazi, por që kuptojmë që rritja është me 18% nga viti i kaluar, është një rritje përkon me rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve që vijnë në vendin tonë. Në vitin 2018, në Shqipëri kanë shkelur 6 milionë pasaporta të huaja pra janë 6 milionë vizitorë të huaj gjatë gjithë vitit dhe ku numri 13 mijë i gjithë vizitorëve të ardhur nga Apollo është një numër i konsiderueshëm, por ky numër tregon edhe tendencën, nga 13 mijë shkojmë në 18 mijë”, tha ministri Klosi

Ai nënvizoi se duhet të analizohen problematikat që hasen dhe të merren masa në mënyrë që Shqipëria të futet në treg si një destinacion global.

“Konkurrentët vëzhgojnë, analizojnë njëri-tjetrin, luftojnë për tregjet e reja, kërkojnë partneritet me më të mirët dhe mua më vjen shumë mirë që këtu në këtë takim ka hotelerierë që na nderojnë me hotelet që kanë bërë, qoftë Fafa Resort, Prestige, hotele të tjera që kanë në gjithë bregdetin e zonës së Golemit, Shkëmbit të Kavajës, Durrësit e kanë shndërruar këtë në një destinacion të rëndësishëm. Ne e dimë që kemi problematika me shërbimin, me higjenën, me mosplotësimin e atyre që ne themi me traditën tonë, me afatet, por nuk e harroj historinë e vjetshme kur avionët e Apollos mbërritën në Rinas dhe në një nga hotelet ku ata do të vinin, vazhdonin akoma të lyenin, me shpresën se kur të mbërrinin ata në Golem, do të thahej boja. Ata nuk e kuptojnë këtë, por ne kështu jetojmë. Prandaj, ne duhet ta kuptojmë që nëse duam të futemi si destinacion global, si konkurrent me Kroacinë, Greqinë, me Maltën, Qipron, vendet përreth, duhet të bëjmë gjërat sipas kontratës. Kjo është A-ja e biznesit që shqiptarët e kanë pranuar. Ne jemi përditë në sytë e kritikëve dhe është shumë mirë që gjërat thuhen hapur dhe ne përpiqemi të përmirësojmë”, tha ministri Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button