Home / Ekonomia / BSH: Niveli më i ulët historik i papunësisë, 12,3% në fund të 2018-ës

BSH: Niveli më i ulët historik i papunësisë, 12,3% në fund të 2018-ës

 Shqipëria dominon në rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor (me normë vjetore të rritjes 4,5%), që u mbështet nga investimet dhe zgjerimi i konsumit, në 3-mujorin e tretë të vitit 2018.
Sipas të dhënave të publikuara në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktiviteti ekonomik ka vijuar të zgjerohet, por dinamikat e rritjes kanë qenë të ndryshme nga njëri vend në tjetrin.
Në tremujorin e tretë të vitit 2018, ekonomia e rajonit u rrit me 3,7% në nivel vjetor, e mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe e konsumit privat. Ritmi i rritjes është ngadalësuar në krahasim me tremujorin paraardhës (rritje prej 4,3%), ndikuar kryesisht nga ulja e normës së rritjes ekonomike në Serbi.
Zgjerimi ekonomik ka vijuar të stimulojë krijimin e vendeve të reja të punës, gjë që ka sjellë rënien e papunësisë në të gjitha vendet e rajonit, tregues që në Shqipëri shënon nivelin më të ulët historik prej 12,3% në fund të vitit 2018.
Banka e Shqipërisë vlerëson se në vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht ecurisë pozitive, kushtet në tregun e punës vijojnë të mbeten sfiduese, ndërsa rritja e prodhimit dhe konkurrueshmërisë duhet të prevalojë si një burim i rëndësishëm në rritjen e të ardhurave dhe uljen e borxhit publik

Leave a Reply

%d bloggers like this: