Kronika

Provokim në jug të vendit, policia heq tabelat greqisht-shqip në Sarandë

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një operacion policor në Finiq të Sarandës për heqjen e tabelave të vendosura edhe në gjuhën greke.

Vendosjen e tabelave dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht në fshatrat e Sarandës, në kundërshtim me ligjin e denoncoi një ditë më parë PDIU. Pas denoncimeve të shumta edhe nga ana e banorëve, ka reaguar Policia e Shtetit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, kur tha se gjithçka është bërë me lejen e tij.

Për rastin reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj pak minuta më parë, duke e quajtur turp kombëtar vendosjen e gjuhës shqipe në plan të dytë.

STATUSI I PLOTE
Tabelat rrugore në Jug: gjuha shqipe në plan të dytë, një turp kombëtar.

Shikoni këto tabela rrugore? Lart greqisht, poshtë shqip. Duhet të ishte e kundërta. Sepse gjuha shqipe është gjuha zyrtare në Kushtetutën tonë. Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare. Ligji për Pakicat Kombëtare, që u miratua në Kuvend para gati një viti kishte shumë probleme të kësaj natyre, të cilat i kam ngritur gjatë diskutimit të tij. Pata theksuar, ndër të tjera, lidhur me përgjegjësitë që do kishte Këshilli i Ministrave dhe institucionet e tjera për zbatimin korrekt të tij. Ky është një rast i paprecedentë, kur ligji po ndëshkon prestigjin e gjuhës së shumicës, kurse sa për tabelat rrugore edhe në gjuhën shqipe në Prevezë, Igumenicë, Filat etj., kjo e drejtë s’është e drejtë.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button