Maqedonia

Pendarovski: Do të jem presidenti i shtetit nga i cili nuk do të turpërohemi

Do të jem president i të gjithëve, do të jem mbështetje e Qeverisë për të gjitha projektet e rëndësishme dhe do të bëj  vërejtje  dhe do të sugjeroj, do të jem aleat në interesat e qytetarëve, do të jem president i shtetit nga i cili nuk do të turpëroheni, porositi sonte kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski pas publikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në të cila ai udhëheq me mbi 55.000 vota më shumë se kundërkandidatja.

“Në këto zgjedhje vendosët të vazhdojmë së bashku përpara. Sot ishte Maqedonia jonë dinjitoze, populli ynë i mençur, kjo është fitorja e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët pavarësisht të përkatësisë etnike apo politike u bashkuan dhe tha vazhdojmë përpara dhe asnjëherë dhe kurrë më regjim. Sot fituan qytetarët dhe solemnisht dua  të publikoj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, theksoi Pendarovski.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve, tha është garantuar rruga përpara, përpara për të gjithë  si shtet dhe përpara drejt NATO-s dhe BE-së dhe botës së zhvilluar ekonomike ku përkasim.

“Rezultati i zgjedhjeve presidenciale  në vendin tonë është sukses i madh sepse këto zgjedhje janë fitore të bashkimit dhe unitetit. Unë bashkohem në udhëheqjen  në këtë shtet për Republikën e Maqedoninë së Veriut euroatlantike.  Do të angazhohem  për një shtet juridik dhe do të qëndroj pas çdo qytetari të ndershëm, do të bashkoj nuk do të ndaj. Do të jem faktor i stabilitetit, e jo faktor i krizave”, porositi Pendarovski.

Ai i shprehu falënderim kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë Qeverisë si të 31 partive politike, të cilët, siç tha, të gjithë së bashku qëndrojnë pas këtij koncepti. Falënderim të veçantë i dërgoi Gordana Siljanovskës dhe Blerim Rekës për pjesëmarrjen dhe kontributin në zgjedhjet demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button