Maqedonia

Siljanovska Davkova: Numrat flasin për humbje, por nuk ndjehem e mposhtur

Kandidati për president i përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska -Davkova sonte në pres konferencë në selinë e partisë opozitare pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve e ka pranuar humbjen, por nuk e ka uruar hapur fitoren e kundërkandidati, Stevo Pendarovski.

Ajo ka thënë se mjafton që ka pranuar humbjen dhe se gjithçka që ka ndodhur në debatet gjatë fushatës nuk pritet nga ajo me admirim t’i drejtohet. Thekson se nuk bëhet fjalë për mungesë të kulturës politike.

“Numrat flasin për humbje. Thjeshtë të mundurit nuk ndjehen mirë, por unë nuk jam ndjerë më e qetë, më e pasur”, ka thënë Siljanovska duke falënderuar përkrahësit për mbështetjen, duke theksuar se ka marrë mirëkuptim dhe energji të madhe nga qytetarët.

“Sot dita më ka ngjarë si Vivaldi, të katër stinëve të vitit. Mëngjesi ka nisur me shi, dita ka kaluar nëpër katër stinët e vitit që në fund të përfundojë me pranverë. Besoj se për mua nuk ka dimër”, ka thënë Siljanovska.

Si sukses e ka konsideruar atë që në zgjedhje ka marrë 375 mijë vota. Ka shprehur për këtë falënderim dhe ka shtuar se nuk ka qenë e vogël puna për dy javë mes dy rretheve zgjedhore të fitojë plus 50 mijë vota.

“A thua ky rezultat çon në pajtim dhe shënon ndasi në shtet sipas shumë bazave”, tha Siljanovska dhe ka shtuar se asgjë nuk do të jetë njëjtë në vend dhe se fjalët që janë thënë në debatet televizive do të mbeten udhërrëfyes për pozitën, por edhe opozitën.

Ajo përsëri është kthyer në emrin dhe hapur tha se emri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk i pëlqen, por shton se ai emër nuk u ka pëlqyer qytetarëve dhe nuk e kanë mbështetur referendumin.

Sipas Siljanovskës në këto zgjedhje ka fituar partitokracia në vend të demokracisë.

Ka shtuar mes tjerash se rezultati i zgjedhjeve flet për de-legjitimim të këtij pushteti dhe se seriozisht duhet të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button