Home / Ekonomia / Haxhinasto: Marrëveshja me TIA-n për fluturimet ndërkombëtare, brenda vitit

Haxhinasto: Marrëveshja me TIA-n për fluturimet ndërkombëtare, brenda vitit

min-i-transportit-1-499x350Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi se brenda këtij viti mund të arrihet një marrëveshje me koncensionarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit për ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.
Në një intervistë për ATSH-në, ministri Haxhinasto thotë se procesi i negociatave ndjek logjikën e tij. “Jemi optimist se do të gjejmë një zgjidhje që ju shërben të dyja palëve. Do të përpiqemi që brenda këtij viti ta përfundojmë marrëveshjen”, deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Haxhinasto.

1- Z.Ministër, në Kuvend tashmë është miratuar ligji që përgatit bazën ligjore për dhënien me koncension të shërbimit të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të situatës së rrugëve, por a ka një studim se cilat rrugë në Shqipëri do të mund të jepen me koncension?

Përsa i takon dhënies me koncension të rrugëve jemi drejt finalizimit të një studimi të përgjithshëm, ndërkohë që kemi realizuar studime të pjesshme për rrugë të veçanta siç është studimi i fizibilitetit për rrugën e Kombit, studim i cili është duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore të vlerësimit dhe miratimit. Shumë shpejt besoj se do ta tenderojmë këtë projekt. Këtu bëhet fjalë për përfundimin e punimeve dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Po kështu jemi në fazën përfundimtare të negociatave me një kompani kineze, e cila është e interesuar për të ndërtuar me koncension rrugën e Arbrit. Deri tani kemi përpunuar detajet e një marrëveshjeje të mundshme si formulë dhe jemi duke pritur propozimin përfundimtar të palës kineze.
Do të shqyrtojmë edhe mundësitë e tjera sa i takon rrugës Tiranë- Durrës, Tiranë-Elbasan, por edhe projekteve të tjera që mund të propozohen nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të biznesit, ndërtuesve apo grupeve të caktuara financiare.

2- Cilat janë akset rrugore që janë projektuar për t’u ndërtuar gjatë këtij mandati qeverisës ?

Përfundimi i instrastrukturës fizike është një objektiv madhor pasi shumë rrugë të Shqipërisë janë akoma të papërfunduara. Prioritet për ne është standartizimi i rrjetit rrugor, i cili ka shumë nevojë për elementtët e domosdoshëm të sigurisë dhe sinjalistikës. Dhe këtë jemi duke e bërë në mënyrë graduale. Konkretisht gjatë vitit 2014 u realizua një projekt midis Rrogozhinës dhe Sarandës për sinjalistikën dhe së shpejti do të tenderojmë edhe dy projekte të tjera Rrogozhinë-Kapshticë dhe Fushë Krujë-Hani i Hotit.
Shumë i rëndësishëm është riorganizimi i mirëmbajtjes së rrugëve për të administruar siç duhet këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi, e cila pa mirëmbajtje do të degradojë në mënyrë shumë të shpejtë.
Gjithashtu realizimi i disa projekteve të cilët janë në proces, siç e thashë rruga e Kombit rruga e Arbrit, Bypass-i ose anashkalimi i Fierit, i Vlorës, rruga Qukës-Qafë Plloçë, përfundim i rrugës Lushnjë-Berat dhe shumë segmente të tjera të cilat janë të rëdësishme për rrjetin tonë rrugor.

min i transportit (6)3- Z. Minister gjendja e sistemit hekurudhor në Shqipëri është në gjendje ‘letargjike’ e keni quajtur ju. A keni ju gati projekte konkrete për zhvillimin e hekurudhave dhe lidhjen e tyre me fqinjët?

Në sektorin hekurudhor prioritar kemi përfundimin e projektit të detajuar të lidhjes hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Gjithashtu përfundimin e një projekti për rehabilitimin e lidhjes dhe për analizimin e lidhjes midis Durrësit dhe kufirit maqedonas. Prioritet përbën edhe përmrësimi i lidhjes hekurudhore me Malin e Zi. Edhe në hekurudhë ne jemi duke punuar për t’a rigjallëruar atë, pas një periudhe të gjatë injorimi të plotë si mundësi transporti.

Përmirësimin e lidhjeve me portet e vendit, veçanërisht për ato mallra që kanë volume të mëdha siç janë çimeto, mineralet, hidrokarburet, hekuri e skrapi por edhe segmente të ndryshme të cilat iu shërbejnë kërkesave specifike që kanë zona të ndryshme të Shqipërisë, flas për zonën e jugut që kanë hidrokarburet apo zonën e veriut ku kemi mjaft miniera. Pra rehabilitimi i segmenteve të veçanta do të jetë në fokusin tonë. Po kështu edhe për transportin e pasagjerve do të fillojë realizimi i rehabilitimit të vagonëve me kapacitet që kemi aktualisht, sjellja e tyre në një standard të pranueshëm gjë që do ta bëjë shërbimin ndaj pasagjerëve më cilësor.

4- Z. Minister, keni deklaruar se po negocioni me koncensionaret e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit dhe ngritjen e një tjetër Aeroporti në jug të vendit. Kur pritet të konkludohet kjo marrëveshje ?

Në fushën e aviacionit civil kemi një studim për një aeroport të ri në jug të vendit. Prioritet është edhe konkludimi i një marrëveshjeje me koncensionarët aktual të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përsa i takon çështjes së ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare. Ndërkohë, kërkojmë të konsolidojmë më shumë tregun, ta konsolidojmë atë, me qëllim që qytetarëve shqiptar, por edhe të huaj që vijnë e largohen nga Shqipëria përmes transportit ajror t’i ofrojmë cilësi sa më të lartë dhe kosto sa më të ulët.

min i transportit (3)5- Do të doja të këmbëngulja sa i takon marrëveshjes me TIA-n, pasi hapjen e negociatave e kanë cilësuar si prioritet shumë ministra?

Procesi i negociatave ndjek logjikën e tij. Jemi optimist se do të gjejmë një zgjidhje që ju shërben të dyja palëve. Do të përpiqemi që brenda këtij viti ta përfundojmë marrëveshjen.

6-Po në sektorë të tjerë si tranporti detar, ujësjellës-kanalizimi apo trajtimi i mbejteve çfare keni prioritet?

Në sektorin detar përmirësimi i kapaciteteve përpunuese të portit të Durrësit është një sfidë. Thellimi i basent të tij gjithashtu. Po punohet shumë mirë në Portin e Shëngjinit, por kemi nevojë për thellimin e basenit të tij, projekti i cili ëstë realizuar në 50 % të tij dhe do të vazhdojë më tej. Realizimi i terminalit të trageteve në Portin e Vlorës është një proces që ka filluar. Po kështu edhe rritja e kapaciteteve përpunuese të porteve tona të hidrokarbureve është gjithashtu prioritet.

Sektor i rëndësishëm është edhe ujësjellës -kanalizimi. Një reformë e thellë po realizohet edhe në këtë sektor me qëllim që të dalë nga situata totalisht jorentabël dhe me kosto të larta. Sigurisht paralel me reformën territoriale do të riorganizojmë edhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve me qëllim që të shkojmë drejt qëndrueshmërisë së këtyre ndërmarrjeve, në ënyrë që të mos të jenë më një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, por të jenë rentabël dhe t’u shërbejnë sa më mirë qytetarëve. Duke përfshirë sigurisht edhe shërbimin e trajtimit të ujrave të përdorura që të jemi edhe miqsor me mjedisin, në funksion të mjedisit në përgjegjësi por edhe të industrive që janë të ndjeshme ndaj tij veçanërisht, siç është turizmi
Po kështu edhe në fushën e mbetjeve do të realizohet një reformë. Reforma do të jetë e nivelit institucinal, ligjor me qëllim që të përmirësohet situata aktuale e trajtimit të mbetjeve, një situatë e papranueshme as për të sotmen as për të ardhmen. Kemi disa qindra landfille. Kjo duhet të ndyrshojë dhe duhet të shkojmë drejt një modeli të ri të trajtimit të mbetjeve me qëllim që nëntoka e Shqipërisë të mos jetë një bombë me sahat përsa i takon ndotjes, por ne të rikuperojmë sa më shumë nga trajtimi i mbetjeve dhe të kemi një impakt sa më të vogël në mjedis.

Leave a Reply

%d bloggers like this: