ArteKronika

Teatri Kombëtar, rivendosen gërmat në fasadë

Teatri Kombëtar është kthyer në një arenë mes qeverisë dhe artistëve që kundërshtojnë prishjen e tij. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës hoqi nga fasada e godinës gërmat “Teatri Kombëtar”. “Germat, në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojnë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi” deklaroi me këtë rast ministrja Elva Margariti.
Por në një zhvillim gati të paprecedent, artistët shqiptarë që kundërshtojnë prishjen e teatrit, të grupuar në Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kanë mbledhur fonde dhe kanë rivendosur gërmat mbi fasadën e Teatrit Kombëtar. Ata madje kanë kërkuar marrjen e masave për personat që kanë hequr gërmat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button