Home / Bota / Komisioni Evropian, parashikon rritje të ngadaltë ekonomike për Italinë

Komisioni Evropian, parashikon rritje të ngadaltë ekonomike për Italinë

Rritja e ngadaltë ekonomike që pritet në Itali në 2019 dhe 2020, do të shoqërohet me një rritje të defiçitit publik dhe një borxhi rekord, njoftoi të martën Komisionin Evropian, i cili për disa muaj ka ngritur shqetësimin për situatën e ekonomisë së tretë të Eurozonës.

Këto parashikime pesimiste bien ndesh me ato të koalicionit populist në pushtet në Romë dhe në një përballje të re midis Italisë dhe Komisionit, i cili pritet të publikojë në fund të muajit, që do të thotë pas zgjedhjeve evropiane, rekomandimet e saj për çdo shtet në zonën e Euros.

Në parashikimet e pranverës të paraqitura dje, Brukseli parashikon një rritje prej 0,1% në 2019, më pas prej 0,7% në 2020. Defiçiti publik i Italisë pritet të arrijë në 2,5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në 2019, më pas 3,5% në vitin 2020, sipas Komisionit, ndërsa Italia njoftoi një defiçit prej 2,4%, që do të ulet në 2,1% në vitin 2020.

Leave a Reply

%d bloggers like this: