Kryeartikull

Zgjedhjet: E mira, e keqja, e shëmtuara!

Nga Lutfi Dervishi

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku njerëzit përveç votimit edhe zgjedhin.

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku votuesit e mirinformuar vendosin t’i besojnë drejtimin e qytetit, kandidatit që mendojnë se do të sjellë ndryshim, se do të shërbejë, se do ta bëjë qytetin më të bukur dhe më të begatë.

Zgjedhjet e mira, janë zgjedhjet ku media raporton në mënyrë profesionale, ku gazetarët janë prezent dhe nuk mjaftohen vetëm me: ai tha, ai theksoi, ai nënvizoi, ai përsëriti, ai shtoi, ai… zgjedhjet e mira janë kur raporti është i saktë, i plotë, ka këndvështrimin e njerëzve dhe të palës tjetër.

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku ka transparencë, ku shpenzimet në sheshe e në ekrane janë të kursyera dhe jo stratosferike. Zgjedhjet mira janë ato zgjedhje ku nuk ka incidente dhe ku humbësi uron fituesin dhe përgatitet për betejën e radhës. Zgjedhjet e mira duken larg.

Zgjedhjet e këqija, janë zgjedhjet ku nuk ka alternativë. Zgjedhje ku ka votim, por jo zgjedhje. Një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë e ka përjetuar kohën ku fituesi dilte me 99% të vota dhe pjesëmarrja mbi 90% në votim raportohej pa u hapur qendra e votimit.

Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku votuesi nuk dëgjon asnjë program, por dëgjon vetëm përralla të tipit ulje taksash, tarifash dhe rritje të investimeve.

Zgjedhjet e këqija janë kur ti nuk nuk zgjedh vetë, por të tjerët zgjedhin për ty, ca më keq, kur ti nuk voton vetë, por të tjerët votojnë për ty. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku nuk ka opozitë. Zgjedhjet e këqija i kemi në prag.

Zgjedhje të shëmtuara është situata që nuk ka zgjedhje fare.

Tani mbetet të zgjedhim mes të mirës, të keqes dhe të shëmtuarës!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button