Ekonomia

Wilton-biznesit: Miratoni Kodin e Sjelljes që ndalon punën e detyruar të fëmijëve

IMG_9857-525x350Në Tiranë u mbajt të enjten tryeza mbi rolin e biznesit për perspektivën e standardeve të punës së fëmijëve. Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, deklaroi gjatë takimit, se në Shqipëri raportohet se ka fëmijë që punojnë në sektorin bujqësor, tekstil, industrinë e fasonëve dhe minierave. Sipas të dhënave nga anketimi për punën e fëmijëve, zhvilluar në vitin 2012 nga INSTAT, 57 mijë fëmijë në Shqipëri, tetë për qind e fëmijëve të moshës pesë deri në shtatëmbëdhjetë vjec, janë aktivë ekonomikisht. “Këta 57 mijë fëmijë shqiptarë do të vuajnë pasojat e shfrytëzimit të tyre gjatë gjithë jetës”, tha Wilton.
Një pjesë e këtyre fëmijëve janë punësuar në fabrika ku ekspozohen ndaj makinerive të rënda dhe substancave kimike. Sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, kjo është forma më e keqe e punës së fëmijëve sepse vë në rrezik mirëqënien e tyre fizike, mendore dhe morale.IMG_9847
Wilton tha se shumica e këtyre punëtorëve fëmijë vijnë nga famijlje të varfra apo të magjiinalizuara. Puna që janë të detyruar të bëjnë shpesh i privon nga ndjekja e arsimit bazë dhe pengon zhvillimin e tyre mendor dhe fizik. Gjithashtu, kjo mënyrë pune zgjat më tej ciklin e varfërisë. Pa mbështetje, mundësitë e tyre për t’u riintegruar ne shkollë dhe për të gjetur një punë më të mirë, janë të rralla: një femijë i paarsimuar do të bëhet një i rritur i paarsimuar i cili do të vazhdojë të fitojë të ardhura në apo nën nivelin minimal të jetesës.IMG_9846
Ai u shpreh se edhe pse garantimi i të drejtave të njeriut është kryesisht përgjegjësi e qeverisë, edhe kompanitë kanë detyrimin të garantojnë që askush të mos detyrohet të sakrifikojë jetën, të drejtat apo të ardhmen për të prodhuar një produkt të dëshiruar. “Korporata ndërkombëtare po ndërgjegjësohen gjithmonë e më tepër për detyrimet e tyre në këtë drejtim. Shumë prej tyre jo vetëm që kanë hartuar kode sjelljeje për ndalimin e punës së detyruar të fëmijëve, por i kanë bërë këto kode pjesë të kontratave me furnitorët e tyre. Nga ana e tyre, konsumatorët jaë më të vetedijshëm për punën e detyruar të fëmijëve në prodhimin e disa produkteve dhe po refuzojnë gjithmonë e më shumë që të blejnë produkte të tilla.
Trajtimi i punës së fëmijëve, sipas Wilton, në sektorët ekonomikë është një punë jashtëzakonisht e vështirë, por në partneritet me qeverinë dhe organizatat e ndryshme që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve të shfrytëzuar mund të gjenden zgjidhje.IMG_9853
Si zgjidhje të mundshme për bizneset, Wilton sheh miratimin e një Kodi Sjelljeje që ndalon punën e detyruar të fëmijëve. Ky kod, sipas tij, do të shërbente si standard për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve në format më të rënda të punës së fëmijëve apo punësmiin e fëmijëve nën moshën minimale ligjore.
Kodin e Sjelljes për bizneset e vlerësuan edhe përfaqësuesit e biznesit, të pranishëm në këtë takim. Luan Bregasi, President i Biznes Albania, tha se jemi të gatshëm të nënshkruajmë këtë Kod Sjelljeje. Sipas tij, rreth 80 % e të punësuarve në vendin tonë janë në sektorin privat, ndaj dhe përgjegjësia që biznesi ndjen është e lartë. “Biznesi shqiptar nuk i shkarkoi efektet e krizës ekonomike tek punonjësit, për shkak të profilit human. Shumë pak punonjës u larguan nga puna”, deklaroi Bregasi.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, zhvilluan një tryezë për rolin e biznesit në respektimin e standardeve të punës së fëmijëve. Tryeza ishtë pjesë e një projekti të OSBE-së që synon rritjen e ndërgjegjësimit të kompanive të biznesit dhe angazhimin e tyre për të hartuar një Kod Sjelljeje për ndalimin e punës së detyruar të fëmijëve në bizneset private. Projekti financohet nga qeveria italiane.
Të pranishëm në tryezë ishin edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, si dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button