Politika

Mbledhja e PS/ Rama: Për kryetarët e bashkive vendosim të shtunën

Kryeministri Edi Rama ka folur dje pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së duke treguar mbi diskutimet e bëra dhe emrat që do të kandidohen në zgjedhjet lokale për 61 bashkitë.

“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillatbashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive”, tha Rama.

I pyetur se cilat bashki PS do ua lërë aleatëve, kreu i maxhorancës tha se ‘ne jemi regjistruar me një koalicion dhe kandidatët do të jenë kandidatë të koalicionit’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button