Bota

Hapet në Uashington një muze dedikuar sipiuanzhit

Historitë me spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pafundme, siç janë të shumtë edhe filmat e Hollivudit me këtë temë.

Por, në Uashington, është hapur tani një muze për spiunazhin, që ofron një zhytje në këtë botë intriguese por edhe një prekje nga afër të ngjarjeve apo fakteve historike.

Muzeu i ri i Uashingtonit, i spiunazhit ndërkombëtar, ofron sipas kuratorëve, një shikim nga brenda botës së spiunazhit dhe inteligjencës dhe mban sende si çekiçi i akullit i përdorur për të vrarë liderin e opozitës ruse, Leon Trocki apo pajisjet e nevojshme dhe tavolinën e torturës që njihet si “uoterbording”.

“Gjatë një karriere 45 vjeçare të mbledhjes së artefakteve, artefakti që më ka lodhur më shumë është ky çekiç akulli i Trockit. Ishte për mua një sfidë gjetja e tij dhe më pas mu deshën tre vite për të vërtetuar prejardhjen dhe besueshmërinë e kësaj pjese”, tha H. Keith Melton, këshilltar inteligjence dhe koleksionues.

Kuratorët janë siguruar që çdo send i ekspozuar të jetë origjinal. Ata thonë se në botën reale, Xhejms Bondi i Hollivudit nuk do të mbijetonte as pesë minuta.

Ka më shumë spiunë që operojnë në SHBA sot se kurdoherë tjetër. Spiunazhi është më i rëndësishëm sot se më parë. Objektivi i spiunëve nuk ka ndryshuar, e vetmja gjë që ndryshon është teknologjia që ata përdorin.

Me një kosto prej 162 milionë dollarësh, muzeu mban edhe ekspozita interaktive në mënyrë që vizitorët të mund të testojnë edhe aftësitë e tyre të spiunazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button