Home / Kosova / Monument në SHBA për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Monument në SHBA për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Në Pentagon është zbuluar monumenti, i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 kundër ushtrisë serbe. Kjo është bërë e ditur nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë disa foto në profilin e saj zyrtar në “Facebook”.

“Me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit.

Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, shkruan Çitaku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: