Home / Kronika / Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni, major Klodian Tanushi

Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni, major Klodian Tanushi

Ka ndërruar jetë efektivi major Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s, më 6 maj 2019.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkroi në Facebook: “Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë”.

Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau efektiven Zarife Hasanaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: