Libri

Modiano nobelisti lakonik i letrave

asas13Romancieri francez, Patrick Modiano mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2014, njoftoi komiteti organizator. ”Patrick Modiano nderohet me çmimin Nobel për Letërsinë për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të përvuajtura njerëzore dhe ka zbuluar botën e Pushtimit”, thuhet në citimin e Akademisë Suedeze.

Patrick Modiano, 69 vjeç, është shkrimtari i pesëmbëdhjetë francez, i cili merr një nga çmimet më prestigjioze të botës.

”Tema të tilla si kujtesa, harresa, identiteti dhe faji janë në qendër të veprës së tij, ku Parisi konsiderohet si një pjesëmarrës aktiv”, thekson Akademia Suedeze në vlerësimin e saj.

Shkrimet e Modianos shtrihen në kohë mes së kaluarës dhe së tashmes.

Romancieri francez, i cili ka marrëdhënie shumë të kursyera me median, ka shkruar më shumë se 30 libra për të cilët ka marrë një numër çmimesh, përfshirë çmimin e njohur Goncourt.

Modiano ka shkruar edhe libra për fëmijë dhe skenarë filmash.

Romani i tij i fundit është ”Pour que tu ne te perdes pas dans le quartier” (”Që ti të mos humbësh nëpër lagje”), që është publikuar këtë vit.

Modiano, i cili u lind më 30 korrik 1945, në Boulogne-Billancourt, periferi e Parisit, me baba hebre dhe nënë flamande, i pari tregtar dhe e dyta aktore, njihet për marrjen e subjekteve të tij nga artikujt e gazetave dhe nga intervistat dhe shumë nga historitë e tij janë të bazuara në ngjarje autobiografike apo ngjarje të lidhura me pushtimin gjerman të Luftës së Dytë Botërore.

”Modiano është i thjeshtë për t’u lexuar”, thotë sekretari i Akademisë Suedeze, Peter Englund. “Gjuha e tij është e thjeshtë, por kompozimi i romaneve është pothuajse fin”, shton ai.

”Fakti që Modiano shkruan libra të shkurtër, zakonisht 130 faqe, të jep mundësinë të lexosh një prej tyre, të hash darkë dhe pastaj të lexosh një tjetër”, thekson Englund.

Në ndryshim nga çmimet e tjera prestigjioze, akademia e vendit nordik nuk publikon një listë në prag të njoftimit të fituesit duke e bërë parashikimin një sfidë.

Disa nga favoritët për këtë vit për çmimin Nobel për Letërsinë ishin Ngugi wa Thiong’o i Kenias, Haruki Murakami i Japonisë, Svetlana Alexievich e Bjellorusisë dhe poeti sirian, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar).

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Alice Munro e Kanadasë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button