Kronika

Llalla shkarkon kreun e Apelit. Hajdari: Raport sekret për incidentin me prokurorin

llalla-hajdari-640x356-320x178Shkarkohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari, në vend të tij është emëruar Dritan Peka. Largimi nga pozicioni i lartpërmendur është bërë me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili e ka lënë prokuror të thjeshtë.

Thuhet se Hajdari është marrë në mbrojtje nga policia dhe një fakt të tillë e pohon, duke thënë se dy efektivë janë vënë në dispozicion të tij. Shkarkimi nga kreu i Prokurorisë së Apelit, sipas tij ka lidhje me incidentin e një javë më parë. Hajdari u përfshi në një konflikt mes kolegëve të tij, ku prezent ishte edhe kreu i Përgjithshëm i Prokurorisë.

Për të vijuar mbledhjen, Llalla e nxori nga zyra së bashku me palën konfliktuese. Gjithashtu Hajdari sqaron se i ka dërguar një raport sekret Presidentit, Kryeministrit të vendit dhe Kryetarit të Kuvendit në lidhje me incidentin ku u përfshi prokurori Llalla disa ditë më parë.

Kreu i Prokurorisë së Apelit pak ditë më parë u përfshi në një incident gjatë një takimi të kryeprokurorit Llalla me Prokurorët e rretheve, të cilën kërkuan shkarkimin e Hajdarit nga kryesia e Shoqatës së Prokurorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button