Home / Kronika / Çfarë do të ndodhë pasdite në protestën para Kryeministrisë? Opozita: Policia të mos provokojë

Çfarë do të ndodhë pasdite në protestën para Kryeministrisë? Opozita: Policia të mos provokojë

Zbulohen detaje nga organizimi per protesten e pasdites se sotme para Kryeministrise.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë i kanë ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë protestë mungon Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sait Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.

Në protestën e 11 majit  pati episode të njëpasnjëshme dhune që në momentet e para.

Në fillim ishin qeskat me bojë dhe tymueset që fluturuan drejt hyrjes qëndrore të godinës së Qeverisë.

Më pas, njëra pas tjetrës u hodhën për një kohë të gjatë shishe Molotov. E njëjta skenë u përsërit pak me vonë përpara parlamentit.

Nga ana tjetër policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompat e ujit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: