Home / Kronika / Pushohet çështja ndaj Admir Murataj, prokuroria dorëzon certifikatën e vdekjes

Pushohet çështja ndaj Admir Murataj, prokuroria dorëzon certifikatën e vdekjes

Gjykata për Krime të Rënda pushoi çështjen ndaj Admir Murataj, pas dorëzimit nga prokuroria të certifikatës së vdekjes, aktit dadiloskopik dhe këqyrjes së kufomës.

Sipas materialeve të dorëzuara nga akuza, kufoma është identifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave me ato të ardhura nga Greqia.

Gjatë seancës së sotme, Gjykata caktoi edhe një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e viktimës. Sipas materialeve të dorëzuara nga prokuroria, Admir Murataj ka humbur jetën nga një plagë në kokë në datën 9 prill 2019.

Kujtojmë se Murataj u vra në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro, ndërsa ishte akuzuar nga prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: