Politika

Rama: Gati për dialog, por jo të negociohet Kushtetuta! Zgjedhjet nuk shtyhen!

Edhe më tej protestat e dhunshme të kundërshtarëve, por dhe e ardhmja e marrëdhënieve shumë të tensionuara mes maxhorancës dhe opozitës ishin në vemendje të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë një komunikimi me median të martën. “Nuk më impresionon fakti, që të hënën ra numri i bombave molotov, pasi sërish rrezikuan jetën e punonjësve të policisë” tha zoti Rama. “Kapsollat nuk janë program apo alternativë qeverisë” ironizoi kreu socialist. “Kapsollat  janë mjet për të plagosur imazhin e vendit në botë dhe ekonominë” shtoi ai.  Sipas kryeministrit shqiptar operatorët e turizmit janë shumë të shqetësuar, pas imazheve të protestës, dhe janë anuluar shumë rezervi me nga turistët . “Protesta e opozitës nuk prek qeverinë dhe shumicën, por prek për keq gjithçka tjetër në vend”.

“Nuk dëmtohet ekonomia, xhepat, fëmijët dhe pushimet e udhëheqësve të opozitës, por të atyre që i ndjekin nga pas”. “Bombat molotov janë armë për të hedhur  në erë tanket! Nuk janë lojë, por mjete luftarake, po kështu edhe kapsollat” tha zoti Rama.
Edhe një herë shefi i qeverisë shqiptare shprehu respekt për të gjithë punonjësit e policisë dhe drejtuesit e tyre. “Shërim të shpejtë policëve të dëmtuar gjatë protestave të opozitës nga dhuna e verbër dhe barbaria e saj politike” tha zoti Rama.
Duke ju referuar thirrjeve për dialog dhe negociatave si nga brenda vendit, por veçmas nga ndërkombëtarët, kreu i maxhorancës së majtë tha se “Unë nuk kam nevojë për ndërkombëtarët. Dialogu është i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm, e kam kërkuar edhe atëherë kur nuk kishte kapsolla nga opozita. Sot pala tjetër dhe vetë vendi ynë ka nevojë më shumë se asnjëherë për dialog” tha ai.
Por zoti Rama këmbënguli se “Nuk ka negociata për 30 qershorin, pasi nuk negociohet Kushtetuta. Zgjedhjet e 30 qershorit, nuk shtyhen asnjë ditë, Presidenti zgjodhi 30 qershorin mes datës 22 dhe 30 qershor” kujtoi ai. Kryeministri dhe kreu socialist i dha përgjigje edhe asaj që po përflitet si strategji e opozitës së bashkuar për të dalë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit. “Do të shihni shumë paketa që prodhohen këtu, për t’iu thënë krerëve të bashkive se është gabim të kandidojnë si të
pavarur ” tha zoti Rama. “Dialogu me opozitën është i hapur dhe unë nuk vë kushte, jam i hapur të flas për çdo gjë, por jo për Kushtetutën” ishte deklarata e përsëritur e zotit Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button