Home / Kronika / Aksidenti tragjik në Kavajë. Makina goditi nënën me vajzën, 3 të vdekur

Aksidenti tragjik në Kavajë. Makina goditi nënën me vajzën, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Kavajë, ku 3 persona humbën jetën dhe një vajzë 21-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një automjet tip Benz që lëvizte me shpejtësi ka përplasur dy kalimtare, një grua me vajzën e saj. Nëna, Lumturi Demrozi, 46 vjeç, humbi jetën në vendngjarje së bashku me pasagjerin e mjetit, Gentjan Belba, 23 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i makinës Vilson Cara nuk u mbijetoi dot plagëve pas dërgimit në spital.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e aksidentit, ndërsa dëshmitarët thonë se makina ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.

Dy të rinjtë në automjet ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, që sot mbushte 24 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: