Kronika

Raporti, fishekët shqiptarë, në duart e ISIS-it

fishek-320x173Një mori llojesh fishekësh të prodhuar në Shqipëri, janë duke u përdorur nga grupet terroriste të ISIS-it. Municioni ishte dërguar në Siri dhe Irak, me qëllim stabilizimin dhe forcimin e qeverive të atjeshme, por në mënyra ende të paqarta, kanë përfunduar në duart e militantëve të Shtetit Islamik.

Nga raporti që është publikuar nga Qendra për Hulumtimin e Armatimit të Konflikte, është dalë në konkluzionin se 9 lloje fishekësh, që po përdoren nga militantët e Shtetit Islamik, janë me origjinë shqiptare. Vendi ynë renditet i 15- në listë, ndërkohë që kryesimin e mban Kina, me 445 lloje fishekësh.

Më pas vjen ish Bashkimi Sovjetik, SHB, Rusia e sotme, Serbia, Rumanie e të tjerë. Sipas ekspertëve të armatimeve, thuhet se shumica e fishekëve që po përdoren nga ISIS, janë kundër rezolutës së OKB-së.

Shërbimet sekrete janë duke punuar për të zbardhur mënyrën se si fishekët shqiptarë, kanë mundur të bien në duart e militantëve, të cilët prej disa muajsh kanë shpallur Kalifatin dhe po përpiqen të zgjerojnë territoret e tyre në Irak dhe Siri, duke bërë masakra të përgjakshme ndaj palës kundërshtare dhe qytetarëve të pafajshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button