Home / Politika / “Nëse do të hyjë në zgjedhje”, Balla: Ç’mund t’i ofrojmë opozitës

“Nëse do të hyjë në zgjedhje”, Balla: Ç’mund t’i ofrojmë opozitës

Kreu i grupit socialist Taulant Balla komentoi sot deklaratat për dialog, të dy aktorëve kryesorë politikë në vend. Ndërsa falenderoi grupin e CDU gjermane, Balla tregoi edhe mundësitë që mund t’i tolerohen PD-së për të hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Gjej rastin ta përshëndes grupin CDU të cilët përmes nënkryetarit ishin shumë të qartë në shpjegimit të dialogut. Nëse Basha vijon të insistojë në kërkesat antikushtetuese, fëminore, sa herë të kete zgjedhje të marrë luli një cop pushtet, Luli s’ka për të qenë kurrë gati për zgjedhje. Në 2017, mori 6 ministri për zgjedhje, dhe kur u shkua më pas në këto ministri u deshën javë të tëra për t’i vënë në punë, pasi kishin hyrë persona të papërgjegjshëm.” -u shpreh Balla ndërsa shtoi se :

“Më 30 qershor janë zgjedhjet, nëse do edhe dy tri kohë për të regjistruar kandidatët le të regjistrojë të hyjë në zgjedhje, të humbi prap, dhe të fillojë të përgatitet për 2021.

Jemi të vendosur në këtë rrugë që kemi nisur. Kjo dhunë kundër institucioneve nuk është kundër PS, po kundër reformave, kundër shqiptarëve. Sepse duan të dëmtojnë ekonominë, me shpresën se kështu mund të rrëzojnë PS. Po këta e dinë se ka bufa në këtë vend? Nuk e dinë se këta janë personat që kanë punuar kundër reformës në drejtësi.

Jemi vend pa gjykatë kushtetuese sot, se jemi vend ndër të rrallët në botë që na dolën të korruptuar anëtarët e Gjykates Kushtetuese, më mirë 6 muaj pa gjykatë kushtetuese se sa me gjyqtarë të korruptuar.- vijoi më tej Balla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: