Ekonomia

BSH: Zgjerim i investimeve direkte me 19,4%, kryesojnë energjia dhe hidrokarburet

Flukset hyrëse të investimeve direkte u zgjeruan me 19,4%, në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, investimet kryesore janë të përqendruara në sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit që japin dhe kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit, punësimin, eksportet dhe kapaciteteve prodhuese.
Kështu flukset hyrëse kryesojnë në sektorin “energjisë”, pasuar nga sektori i “hidrokarbureve”.
Këto flukse llogariten në rreth 7,8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Për tremujorin në analizë, flukset neto të investimeve direkte financuan rreth 66.6% të deficitit të regjistruar korrent.
Ndërkohë që në tregues pozitiv raportohet edhe rezerva valutore.

Në fund të muajit dhjetor 2018, stoku i rezervës valutore ishte rreth 3.4 miliardë euro. Ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 7 muaj import mallrash dhe shërbimesh ose 156% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto, bën të ditur BSH-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button