Home / Kronika / Kapen 26 kg në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit

Kapen 26 kg në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit

Policia greke ka sekuestruar mbi 26 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar.  Ky operacion është zhvilluar në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një grek 56-vjec dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohë që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.

Leave a Reply

%d bloggers like this: