Home / Kronika / 5 kërkesa/ Tensione në protestën e studentëve, thyejnë xhamat e ministrisë

5 kërkesa/ Tensione në protestën e studentëve, thyejnë xhamat e ministrisë

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët janë drejtuar sot godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar  thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ata janë nisur të organizuar nga qendra në drejtim të ministrisë.

Protesta e studentëve, e cila vjen 4 muaj pas protestave të dhjetorit ka nisur me tensione. Studentët kanë hedhur tymuese, ndërkohë që kanë djegur edhe fletët e paktit të universitetit. Ndërkohë që kanë thyer edhe xhamat e ministrisë. Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe minatorët.

Studentët kanë shpalosur pikat e tyre ku kanë kërkuar; Rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit, rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore, rritja e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë, autonomi reale e IAL  dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

Ndërkohë pak më parë kryeministri Edi Rama publikoi një video me të dhëna në rrjetin social “Facebook”, që sipas tij tregojnë se janë përmbushur të gjitha premtimet për studentët. Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet tek ministria, ku janë thyer edhe disa xhama të dritareve të godinës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: