Ekonomia

FEDinvest në mbështetje të 63 mijë fermerëve

Bazuar në modelin e bashkëpunimit financiar me anëtarësinë e sa vullnetare, model që ka rezultuar i qëndrueshëm dhe i aftë për të gjeneruar rritje të konsiderueshme vit pas viti. FED invest ushtron suksesshëm aktivitetin ku mbetet Lider i shërbimeve financiare në zonën rurale duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë.

Të dhënat e bëra publike të cilat pasqyrojnë analizën vjetore të vitit  të kaluar evidentojnë mbi 63,000 anëtarë që i besojnë këtij institucioni  në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa në total janë 62 degë të cilat mbulojnë mbi 2000 fshatra  dhe  gjatë vitit të kaluar anëtarësia është shtuar me 18. 5 % ku  numri total i anëtarëve që marrin shërbime në FED invest është 63 000. Gjithashtu  shënohet një portofol kredie mbi 3.73 milliardë lekë dhe portofoli i depozitave është rritur me 8% krahasuar me nje vit më parë. Totali i kredive të disbursuara  gjatë vitit 2018  kap shifrën e 5 695 me një vlerë mbi 2.1 milliardë lekë.

Natyrisht, në  zhvillimet e njëzeteshtatë viteve si  në bujqësinë shqiptare,  mjedisi ku operohet, po dhe perspektiva e bashkimit  në Bashkimin Europian, kanë krijuar premisat që institucioni i lartëpërmendur të vazhdojë të mbetet lider për mbështetjen e sektorit të agrikulturës dhe promotori kryesor i zhvillimit progresiv dhe të qëndrueshëm më afatgjatë. Faktin se me punën e shumtë do të vazhdohet të operohet me të njëjtën filozofi sociale,duke shtuar dhe përmirësuar kapacitetet  me investime të fuqishme në teknologjinë bankare. Po sipas informacioneve të tyre së shpejti do të futet llogaria rrjedhëse për të gjithë anëtarët dhe do të zgjerohet gama e produkteve dhe shërbimeve të reja si pagesat utilitare, veçanërisht ndaj popullsisë rurale.

Me risit në vazhdimësi  cilësohet se është punuar paralelisht në disa fronte me partnerët strategjikë ndërkombëtare. Me mirësin e shënuar, në shkurt të vitit të kaluar u lanҫua projekti  4 vjeҫar me joponezen JICA-n: “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” dhe në qershor të të njëjtit vit  nisi faza e dytë e projektit me Qeverinë Holandeze, EFSE DF, RIAS. Në këtë proҫes FED invest ka patur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Bankës të Shqipërisë ashtu si edhe ndihmën e partnerëve të tij strategjikë si Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE).

Falë cilësisë së punës që kryen dhe rezultateve të arritura në zhvillimin e fermave private të vogla agropërpunuese në dhjetorin e vitit të kaluar, FED invest mori Certifikatën e “Përputhshmërisë nga komisioni Europian të sjelljes së mirë në fushën e mikrofinancës”.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button