Home / Kronika / “Propaganda dështoi”, studentët mbyllin protestën te ministria

“Propaganda dështoi”, studentët mbyllin protestën te ministria

Pas një ore protestë përpara godinës te ministria e Arsimit ku nuk munguan as incidentet e vogla me thyerje xhamash, studentët janë zhvendosur në këto momente drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke mbyllur për sot tubimin e tyre.

Ata kanë marshuar fillimisht  nga qendra drejt ministrisë me thirrjet e “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas tyre, nuk ka përmbushur premtimet për studentët mbi “Paktin për Universitetin”.  Gjatë qëndrimit  për 60 minuta para godinës së ministrisë  ata dogjën letra dhe hodhën tymuese duke kërkuar  më shumë të drejta për studentët.

Mes tjerash studentët theksuan se qeveria i ka gënjyer, ndërsa nënvizuan se propaganda e ndjekur prej saj tashmë ka dështuar përfundimisht.

Ajo që ende nuk dihet ka të bëjë me mënyrën se si ata do të vijojnë  qëndresën ditët në vijim, ndërsa Rama sot publikoi një video me të dhëna, që siç shprehet ai, premtimi për studentët  është një realitet i përfunduar me korrektësi. Ata kanë pohuar se për organizimin e tyre në ditët në vijim do të njoftojnë përmes rrjeteve sociale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: