Home / Politika / Meta: S’rivizatohen kufijtë aq kollaj në Ballkan! Shqipëria e Madhe? Delirime nga politikanët autoritarë

Meta: S’rivizatohen kufijtë aq kollaj në Ballkan! Shqipëria e Madhe? Delirime nga politikanët autoritarë

Presidenti Ilir Meta ritheksoi qartësisht në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar sot në Tiranë me titull “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, se është kundër rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. “Nuk ka komb në Ballkan që ka përfituar më shumë nga rënia e perdes së hekurt. Ne atë kohë ishim si Korea e Veriut. Dëgjojmë pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë sesa folklorizëm janë diabolizëm i gjallë.

Është përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit. E bëjnë si në volejboll, njëri pason dhe tjetri zhyt dhe cfarë ndodh? Ikin të rinjtë. Dëgjojmë që serbët dhe shqiptarët janë popujt kryesorë të rajonit, është tjetër të thuash atë që bëri Franca me Gjermaninë që pas luftës nxorën mësime dhe është tjetër të thuash këtë të Ballkanit, pasi në Ballkan cdo popull është më i madhi, askush nuk pranon.

Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj. Ne e dimë sa marrëdhënie të mira janë mes Malit të Zi dhe Kosovës, por për një marrëveshje demarkacioni e dimë mirë se cfarë ndodhi. Një pakicë e vogël e bllokoi dhe bëhet fjalë për disa pyje që as qentë nuk jetojnë në dimër dhe jo ku jetojnë njerëz dhe ku ka varre, kisha dhe xhami e amanete. Dua të bëj të qartë, ne i kemi të gjitha mundësitë sikur e kemi treguar që të jemi faktor stabilizues. Kush thotë se do të kufizojmë me Tiranën për serbët na fton të shikojmë atë filmin që e kemi parë në Ballkan”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: