Politika

Rama: A e pengon mungesa e Kushtetueses Presidentin të mbrojë datën e zgjedhjeve?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas deklaratave të presidentit të Republikës, Ilir Meta se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese prej reformës në drejtësi.

Kryeministri pyet nëse e pengon Presidentin mungesa e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?

Kryeministri shton se, falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shprehet Rama.

Gjithashtu, kryeministri thekson se Presidenti ka të drejtë drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme, por shton Rama s’e dimë opinionin e Presidentit për djegien e zgjedhjeve.

“Pa diskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, shprehet Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button