Home / Kosova / “Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro”- Çfarë duhet të ndodhë tash sipas Haradinajt

“Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro”- Çfarë duhet të ndodhë tash sipas Haradinajt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur edhe për skandalin e fundit në të cilin përmendet edhe emri i partnerit të tij të koalicionit, kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, se ka marrë një shumë prej 200 mijë eurove, nga një grup kriminal që është marrë me fajde.

Haradinaj thotë që nuk mund të komentojë një gjë të tillë, derisa nuk ka një vendim të Gjykatës, e cila do të vërtetonte apo hudhet poshtë besueshmërinë e atyre deklaratave të bëra.

Ai thotë se autoritetet e drejtësisë duhet të analizojnë vërtetësinë e deklaratave, dhe derisa të ndodh një gjë të tillë, Haradinaj thotë se nuk mund t’iu besojë atyre që thuhen në video incizime të publikuara.

“Tani kredibiliteti i deklaratave duhet të vërtetohet. Se unë e di që kemi njerëz që sna dojnë e që na dojnë. Por është herët me gjyku një deklaratë të tillë. Një gjykatë duhet të vërtetëojë kredibilitetin e asaj dekalrate, se a është e vërtetë a sështë. Në perëndim nuk të gjykojnë kaq herët. Tek ne është apriori, ti prejnë teshat hala para.. Unë kam pas rasitn me kalu në procese vetë. Derisa një gjykatë nuk e jep një verdikt, të tjerë nuk mund ta japin verdiktin. Nuk kisha guxu me besu”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: