Home / Kronika / Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është zgjedhur sot kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota pro dhe 6 kundër. Votimi ishte pa kanditat alternativë.

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Shkencave u zhvilluan zgjedhjet për katër vende vakante në këtë institucion. Në votim morën pjesë 43 anëtar, ku 32 ishin të pranishëm fizikisht ndërsa 11 kanë votuar me postë.

Nga këto votime u zgjodh po ashtu Sekretari i Akademisë, Salvator Bushati, si dhe zëvendëskryetari i Akademisë, Vasil Tole.

Në shpalosjen e platformës së tij, Skënder Gjinushi siguroi se Akademia e Shkencave do të ndryshojë rrënjësisht.

“Akademia ka nevojë për një riorganizim total dhe më pas ky institucion do të kryejë punën ashtu siç duhet. Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë”, – tha Gjinushi.

Po ashtu në mbledhjen e sotme prezantoi platformën e tij edhe Vasil Tole, i cili kandidonte për zëvendëskryetar të Akademisë së Shkencave.

Sipas Toles nëse fiton këto zgjedhje ai do të bëjë të pamundurën për të përmirësuar punën e Akademisë së Shkencave.

“Prioritet do të jetë zbatimi dhe jetësimi i procesit të reformimit ligjor e institucional të Akademisë së Shkencave, si dhe promovimi i Akademisë dhe i shkencës si një e mirë publike”, – tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: