Politika

Soreca tjetër mesazh Metës: Nuk ka kthim pas, Reforma në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka ecur në rrugën e duhur dhe se shqiptarët e mbështesin atë. Deklarata e tij u bë në konferencën “Monitorimi i Integritetit Gjuhësor”.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri në mënyrë indirekte i ka dhënë një tjetër përgjigje të qartë kreut të shtetit shqiptar për Reformën në Drejtësi. Presidenti pak ditë më parë kritikoi ashpër BE-në dhe tha se reforma që po zbatohet në Shqipëri nuk sjell drejtësi europiane.

Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t’u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij ‘një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve’. BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyce për mbështetjen tonë duke  menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyce e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.

Cdo qytetar të refuzojë që të japë apo marrë ryshfet. Shumica e shqiptarëve janë për reformën dhe duan të shihin rezultatet. Është arritur një përparim i madh përsa i përket integritetit si në vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin, reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme, të gjitha institucionet shqiptare duhet ta mbështesin atë. KE do të publikojë pas pak ditësh raportin e progresit, do të shikojmë atë që është bërë dhe atë që duhet bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin. Ne nuk duhet të harrojmë cmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi është përparësi për cdo politikan, arsyeja për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë” tha ambasadori i BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button