Bota

Zgjedhjet e PE, May: E keqardhur për rezultatet zhgënjyese 27 Maj, 2019

Kryeministrja britanike, Theresa May shprehu sot keqardhje për rezultatet shumë zhgënjyese për Partinë e saj Konservatore në zgjedhjet europiane, që u rendit në vendin e pestë me rreth 9% të votave, duke rënë shumë më poshtë se partia Brexit e eurofobit Nigel Farage, rreth 32%.

”Ishte një mbrëmje shumë zhgënjyese për konservatorët. Deputetë ekselentë europianë humbën postet, kandidatë të mrekullueshëm u mundën. Kjo tregon rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për Brexit’’, deklaroi Theresa May në një postim në Twitter.

”Unë sinqerisht shpresoj që këto rezultate të jenë në epiqendër të debateve në Parlament”, shtoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button