Haradinaj në fjalën e tij shprehet se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, duke shtuar se nuk bën kompromise me integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

Statusi i Haradinajt:

Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Ëashington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Ëilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike.