Rajoni

Goditje për Tsipras, Greqia në zgjedhje për 1 muaj

Kryeministri grek Aleksis Tsipras mori dje vendimin e papritur që të japë dorëheqjen, pasi koalicioni qeveritar nuk mori shumicën e votave nga populli. Ai ftoi zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet që të zhvillohen më datë 30 qershor.

“Ne jemi këtu kundër rrymës, duke mbajtur integritetin tonë. Ne arritëm të tërhiqemi dhe të vendosnim një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë greke në krizën e popullit të Greqisë. Ne nuk fshehëm asgjë, por thamë të vërtetën.  Dy rrugë ekzistojnë vetëm para nesh, rruga për të marrë ende borxhe ose kursime. Ne morëm votëbesim, morëm mbështetjen e popullit grek.  Rezultati i zgjedhjeve nuk është i denjë për pritjet tona. Nuk mundet që të injoroj ato. Unë qëndroj besnik ndaj parimeve të mia dhe tonat si parti politike që fituam shumicën e votave brenda vendit”, deklaroi Tsipras para se të japë dorëheqjen dhe t’ia lërë vendin zgjedhjeve të parakohshme në shtetin fqinj.

Ai përfundoi duke thënë: “Menjëherë pas raundit të dytë unë do t’i kërkoj Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button