Sipas informacioneve paraprake, shumica e të arrestuarve janë anëtarë të Policisë së Kosovës. Vuçiç deklaroi se aksioni i policisë në veri ishte një përpjekje për të kriminalizuar kombin serb. Gjatë aksionit policor në veriun e Kosovës, policia arrestoi policë serbë dhe disa qytetarë, të akuzuar për vepra penale të ndryshme, kryesisht kontrabandë dhe krim të organizuar.

Përpos kësaj, janë plagosur gjatë arrestimeve edhe policë të Kosovës. Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara. Forcat policore gjatë aksionit konfiskuan edhe armë.