Home / Kosova / Rusia reagon pas arrestimeve në pjesën veriore

Rusia reagon pas arrestimeve në pjesën veriore

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se arrestimi i disa serbëve në veri të Kosovës është një provokim që po e bënë Kosova.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka thënë se këto veprime të palës kosovare po vijnë se pasojë e mos reagimit të BE-se dhe SHBA-së.

“Zyrtarët e Kosovës tash janë mësuar që askush nuk reagon ndaj provokimeve të tyre”, ka thënë ajo.

Sipas tyre ky moment i ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Veri, është zgjedhur pikërisht në kohën kur presidenti serb, Aleksander Vucic, po fliste në parlamentin serb për çështjen e Kosovës.

“MPJ e Rusisë u bënë thirrjeve udhëheqësve ndërkombëtare në Prishtinë, që të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet ndër të tjera.

Zakharova ka thënë se kjo ndërhyrje e forcave speciale të Kosovë në komunat serbe dërgon në “përshkallëzim të tensioneve ndëretnike, që privojnë përpjekjet shumvjeçare të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur në mënyrë paqësore gjithë konfliktin”.

Gjatë aksionit të PK-së në veri, është arrestuar edhe një shtetas rus, i cili është punëtore i misionit të UNMIK-ut

Leave a Reply

%d bloggers like this: