Bota

Parlamenti austriak shkarkon kancelarin Kurz

Kancelari Austriak Konservator, Sebastian Kurz, u shkarkua sot nga një votim i partive kryesore opozitare, 10 ditë pas skandalit “Ibiza- Gate”, i cili ka shpërbërë koalicionin e tij me ekstremin e djathtë. Ky votim i paprecedentë në historinë e Republikës së Austrisë, u arrit kryesisht me votat e Partisë Social-Demokrate, si dhe të Partisë Nacionaliste (FPO-ja), shefi i të cilës u detyrua të dorëhiqet nga posti i tij si zëvendës-kancelar menjëherë pas skandalit. Rezultatet u shpallën nga Zëvendës-Presidentja e Parlamentit, Doris Bures, që nuk ka dhënë asnjë shifër të saktë mbi këtë votim. “Një kërkesë mosbesimi (nga social-demokratët e opozitës) është pranuar, kështu që ai ka humbur besimin e parlamentit”,- tha Zëvendës-Kryetari, Doris Bures. Shkarkimi i Kurz, vjen vetëm një ditë pasi ai festoi një fitore të madhe për Partinë e tij Popullore Konservatore (OVP-në) në zgjedhjet evropiane të së dielës, e cila parashikohet të fitojë 34.9 përqind të votave, si dhe dy vende shtesë në Parlamentin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button