Politika

Bregu: Investimi te njeriu, investimi më i sigurtë për rritjen ekonomike

“Transformimi i qëndrueshëm i rajonit në një ekonomi të bazuar në dije me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët është një axhendë ambicioze dhe shume e nevojshme” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) duke folur në  panelin e Dialogut të Zhvillimit të Stambollit 2019 (IDD 2019) të Kombeve te Bashkuara: Financat në shekullin 21: Paratë për të punuar për zhvillim të qëndrueshëm”. Sipas zonjës Bregu “Ajo kombinon inovacionin, hulumtimin dhe zhvillimin, arsimin, punësimin dhe politikat e përfshirjes sociale. Ne nuk mund të vazhdojmë të përqendrohemi në strategjinë e rritjes ekonomike pa adresuar zhvillimin e kapitalit njerëzor “.

“Dimensionet sociale të Zonës Ekonomike Rajonale dhe politikat ekonomike duhet të sigurojnë përfshirjen, barazinë dhe tranzicionin shoqëror, ndërkohë që po ashtu janë të lidhura ngushtë me shtyllën e të drejtave sociale të Bashkimit Evropian (BE)” shtoi më tej zonja Bregu. “Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor, 60% e grave nuk janë në tregun e punës dhe çdo vit këto ekonomi humbasin mesatarisht 18% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për shkak të boshllëqeve gjinore në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë! Prandaj, është e nevojshme të rritet projekti i investimeve sociale duke investuar në arsim, zanate, trajnime për punë dhe kujdes shëndetësor, sepse kjo është ajo që rrit kapitalin njerëzor dhe fuqia punëtore kompetente, e arsimuar dhe e shëndetshme është thelbësore për konkurrueshmërinë e çdo ekonomie ” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal .
Që nga fillimi i 2015-ës si Dialogjet mbi Pabarazinë, Dialogjet e Zhvillimit të Stambollit (IDD) të UNDP-së kanë evoluar në një forum global zhvillimi ku politikëbërësit, udhëheqësit e biznesit dhe ekspertë të ndryshëm – nga gazetarët tek projektuesit – diskutojnë çështjet e aktualitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button