Politika

Hahn: Shqipëria, transformim të madh. Të njohim progresin e arritur

Komisioneri i BE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në konferencë për shtyp pas rekomandimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vlerësoi progresin e bërë nga të të dy shtetet, duke theksuar se duhet njohur puna e mirë e bërë deri më tani.
Teksa u shpreh se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e tyre të plotë në BE, nënvizoi se çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim për të dy shtetet. Më tej ai theksoi se duhet njohur progresi i bërë deri më tani, për këtë arsye edhe KE ka rekomanduar çeljen e negociatave tani me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut

“Janë bërë disa arritje të rëndësishme, dhe hap pas hapi do të shikojmë vende të ndryshme arritjet e tyre dhe shembujt më pozitivë që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që e kanë përqafuar këtë erë ndryshimesh. Të dyja këto shtete kanë treguar rezultate sidomos në ato fusha që kanë qenë pjesë e rekomandimeve të komisionit në 2018-ën. Shqipëria ka vazhduar një transformim të madh në sistemin e drejtësisë, duke pasur parasysh rivlerësimin e paprecedentë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të risjelljes së besimit në këtë fushë. Ngritja e institucioneve ka vazhduar si dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi pasur arritje. Edhe më shumë duhet bërë sepse nuk kemi arritur tek fundi i përpjekjeve të përbashkëta. Por duhet të pranojmë atë që është arritur deri më tani”, tha Hahn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button