Politika

Raporti i ri i KE-së i njeh Shqipërisë progres në drejtimet themelore të integrimit

Kryeministri Edi Rama e cilësoi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku rekomandohet edhe hapja pa kushte e negociatave, si një pasqyrë ku mund të shihen arritjet e vendit, por edhe deformimet dhe përpjekjet destruktive të opozitës jashtëparlamentare për të krijuar para syve të opinionit vendas dhe miqve ndërkombëtar, pamjen e një Shqipërie tjetër.

“Raporti është konfirmim i KE-së i faktit se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë në raport me të gjitha drejtimet e përcaktuara në procesin e integrimit në BE. Raporti i KE arrin në një konkluzion që nuk është surprizë për ne, sigurisht, dhe është një konkluzion i njëjtë me atë të një viti më parë, po raporti nuk është i njëjti. Kjo do të thotë se në gjithë faqet e tij mund të konstatohet pa vështirësi se nga viti i shkuar e sot Shqipëria ka bërë progres në drejtimet themelore në rrugën e integrimit në BE dhe nga ana tjetër është  një pasqyrë ku pa vështirësi mund të shihen deformimet dhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore për të krijuar në sytë e opinionit publik vendas dhe të gjithë atyre miqve dhe partnerëve që kanë vullnetin për t’i dëgjuar kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër”, theksoi kryeministri.

Raporti, tha Rama, nuk është konfirmim i faktit që Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet apo se në të gjitha këto fusha Shqipëria e ka arritur objektivin fundor.  “Objektivi fundor lidhet me qëllimin e anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit të anëtarësimit, që është ende larg ndërkohë që sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave për të adresuar problemet dhe për të përparuar në të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit në një shtet funksional të standardeve të një vendi të BE”, theksoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button